Pasi Rita Ora konfirmoi largimin e saj nga juria e X Factor, pritej me mjaft kuriozitet të mësohej emri i personazhit që do ta zëvëndësonte.
Duket se tashmë është zbuluar dhe ajo është këngëtarja e njohur Nicole Scherzingher e cila do të jetë pjesë e panelit për nxjerrjen e talenteve.
Ish anëtarja e Pyssycat Dolls rikthehet në këtë reality show pasi ka qenë edhe më parë pjesë e jurisë, në vitin 2012. Këtë vit Scherzingher do të jetë krah Louis Walsh dhe Sharon Osbourne.
“Kam kaluar shkëlqyeshëm vitine kaluar në X Factor dhe do të më mungojë ekipi”, ka shkruar Rita Ora në Twitter ndërkohë që përvec Ritës, nga juria këtë vit janë larguar edhe Cheryl Fernandez-Versini dhe Nick Grimshaw.