INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet kush ishte “Ministri hajdut” i pikturave të Ramës

Zbulohet kush ishte “Ministri hajdut” i pikturave të Ramës

Publikuar më: 14:17 14-11-2016

Gjatë qëndrimit në SHBA, ku Kryeministri çeli ekspozitën e pikturave të tij, Edi Rama tha se një kolegu i tij ministër i ka “vjedhur” pikturat e tij. Por këtë të hënë, ka qënë vet ish Ministri që ka bërë publike se ka qënë Ethem Ruka, ai që ka marrë rreth 70 piktura të Edi Ramës, por që në fakt ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Ai ka marrë rreth 70 piktura të Edi Ramës, që i ka realizuar në mbledhjen e qeverisë së asaj kohe, por pikturat janë marrë nga koshin e plehrave, sqaron Ethem Ruka, në një status të gjatë në facebook. Ruka thotë se madje këto piktura ia ka kthyer Rdi Ramës në kohën kur ai drejtonte bashkinë.

Ethem Ruka:  
“Unë " hajduti" i pikturave të Ramës.
Lexova me vëmendje intervistën e Zotit Rama lidhur me ekspozitën e fundit të pikturave në SHBA dhe vërtet u ndjeva me të vërtet keq. Është e vërtet se unë i kam marrë Ramës rreth 70 piktura të bëra në mbledhjen e qeverisë. Vura re se mbasi mbaronte një vizatim e hodhte në kosh. Më vinte me të vërtet keq dhe i kërkova të mi falte duke i firmosur dhe shkruar Pr. Rukës. Sigurisht dhe datën. Pak e nga pak koleksioni i shtua.
Kur Z. Rama u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë u akuzua për shpërdorime ndaj dhe me nismën e PD u ngrit një komision hetimor. Në atë kohë unë shkrova një artikull në mbrotje të Ramës me titull: “Rama, ky Hausman i vogel”, ku bëja një paralele mes prefektit të Parizit në vitet 1850 që rindërtoi Parizin e sotëm dhe Ramës si kryetar bashkie që transformoi Parizin. Fola në tel me Ramën për shkrimin dhe ai më ftoi në Bashki për një kafe. Kur mbërrita aty i thash Ramës: Ato që thonë ata të PD për ty s'janë gjë. Korrupsioni yt është në këto dy dosje dhe i hodha në tavolinë dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij. Në fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave që vet mi kishte falur. Aty kuptoi se puna e tij kish një vlerë. Më falenderoi dhe u ndame miqësisht. Që nga ai çast ai filloi ti mblidhte vet pikturat që bënte. E bëra këtë shpjegim për ti freskuar kujtesën Ramës për të vërtetën e "hajdutërisë sime" për pikturat e Ramës. Gjithçka tjetër nuk është aspak e vërtetë. Në komentet e bëra nga shtypi dhe rrjetet sociale për këtë çështje u ndjeva keq. Nesë unë nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para të Ramës ato do kishin përfunduar në koshin e kryeministrisë dhe zor se Ramës do ti kishte vajtur mendja të ruante punën e vet dhe të hapte sot ekspozita”.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393