Policia e Beratit ka vënë në pranga pesë persona për trafik të lëndëve narkotike, katër prej të cilave janë gra. Personat e ndaluar janë kapur me 350 kg hashash. Policia ka sekuestruar dhe bllokuar një laborator të tërë të përpunimit të kanabisit. Përveç personave të ndaluar punonjësit e policisë po hetojnë përfshirjen e njerëzve të tjerë në trafik. Midis të arrestuarve është edhe pronari i banesës ku përpunohej droga. Ajo ishte kthyer nga trafikantët në laborator për përpunimin e hashashit. Midis të arrestuarve janë dhe punëtorët që u kapen në ambientet e laboratorit. Policia ka bërë publik emrat e të ndaluarve të cilët janë: Gazmend Alikaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj, Leonora Jaupaj dhe Flora Jaupaj.