INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet letra e fundit e Hahn, ku BE

Zbulohet letra e fundit e Hahn, ku BE "ndryshon" qëndrimin...

Publikuar më: 13:38 20-07-2016

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, i ka nisur një letër Kryeminsitrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke vënë theksin te një prej pikave të kontestuara nga opozita, rolin e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Sipas Hahn, roli i ONM do të jetë vetëm rekomandues dhe jo detyrime ligjore.  
""Së pari roli i Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar duhet të ketë një bazë të fortë ligjore në Kushtetutë. Së dyti, rikonfirmoj, siç edhe e kam thënë përgjatë diskutimeve se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të japë vetëm rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim në të cilin qëndrimi i mbajtur do të shpjegohet sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni”, shkruher në letrën e Hahn.

Pas kësaj letre edhe opozita doli me vendimin optimist, që i tha po votimit të reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646