INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet letra shokuese e Madonna: Sharon dhe Whitney tmerrësisht mediokre! Kundërpërgjigjet Stone! [FOTO]

Zbulohet letra shokuese e Madonna: Sharon dhe Whitney tmerrësisht mediokre! Kundërpërgjigjet Stone! [FOTO]

Publikuar më: 12:04 14-07-2017

Diva e muzikës është gjithmonë e destinuar të shkaktojë skandale, edhe sot.

Madonna i ka shkruar një letër aktorit John Enos në fillimin e viteve 1990’ duke sulmuar atë që ajo konsideronte si mungesë suksesi. Por kjo ishte vetëm sa për nxemje pasi pjata e fortë ishte sulmi i dhunshëm ndaj Sharon Stone dhe Whitney Houston, të cilat i konsideroi si “mediokre të tmerrshme”. Sot është publikuar dhe nxjerrë në ankand letra që nuk ishte zbuluar kurrë më parë, ku ylli i “Material Girl” jo vetëm tregon se ndjehet shumë keq, por shprehet gjithashtu se “do të preferonte të vdiste se sa të ishte si këto femra”. Tek pjesa e fundit natyrisht iu referua Sharon dhe Whitney. Madje nuk e lë me kaq, pasi shton gjithashtu shprehjen që është e destinuar të kritikohet: “Ndoshta kështu u ndjenë njerëzit me ngjyrë kur Elvis më në fund u bë legjendë”. Letra natyrisht do bënte zhurmë, dhe mori një përgjigje të menjëhershme nga Sharon Stone, e cila ndër të tjera u shpreh se ato ishin shoqe, ndërkohë që u tregua shumë më e mirëkuptushme se ç’do të priste kushdo. Aktorja e njohur hollivudiane i thotë që e dashuron dhe e adhuron dhe dënon këdo që ka dhunuar privatësinë e udhëtimit të jetës dhe karrierës së Madonna duke publikuar këtë letër.

let1.jpg

let2.jpg

let3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019469261169434