INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet libri erotik që Emmanuel Macron i ka kushtuar Brigitte [FOTO]

Zbulohet libri erotik që Emmanuel Macron i ka kushtuar Brigitte [FOTO]

Publikuar më: 18:25 15-01-2018

Deri dje dinim vetëm që Macron ishte autor i një libri të vetëm të publikuar në Francë në vitin 2016, por me sa duket, shumë kohë më parë, Emmanuel kishte shkruar një roman erotik.

E ka zbuluar këtë “Brigitte Macron l’affranchie”, biografia e dedikuar bashkëshortes se tij, Brigitte.

Libri do të jetë në libraritë franceze pas 17 janarit dhe është shkruar nga gazetarja Maelle Brun.

Ishte viti 1993 kur 16-vjeçari Emmanuel kishte njohur prej pak kohësh atë që do të bëhej më vonë zonja e parë e Francës, dhe që në atë kohë drejtonte teatrin e shkollës “la Providence” në Amiend.

Siç ka treguar shumë herë Presidenti, për të ishte dashuri me shikim të parë.

Në dimrin e shkuar u kujdesën të dy për të shkruar “Artin e komedisë”, një pjesë teatrale. Pas saj Macron shkroi disa poezi dhe, siç zbulohet së fundmi edhe një pjesë më intime.

Gazetarja ka intervistuar atë që dikur ishte fqinja e Brigitte, së cilës adoleshenti Emmanuel i kërkoi ndihmë për të shtypur romanin.

“E njihja, sepse asokohe banonim në të njëjtën lagje dhe një ditë më kërkoi ndihmë që të shtypnim romanin.

Ishte një libër që sapo e kishte shkruar. Sigurisht, që nuk kishte përdorur emrat realë, por mendoj që kërkonte të shprehte atë që ndiente në atë periudhë”. – Sot, gruaja sigurisht që është bërë pishman që nuk ka ruajtur një kopje të atij libri.

GettyImages-475644572.jpgnintchdbpict000318918992.jpgemmanuel-macron-brigitte-trogneux.jpgmacron-wife-910809.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041100978851318