Udhëtimi i Adriana Limas në Lojërat Olimpike të Rios ndezi shumë flakë, dhe nuk e kemi fjalën për ato të pishtarit olimpik.
Modelja superseksi e Victoria’s Secret ishte pjesë e mbulimit që rrjeti i kanaleve NBC i bëri lojërave verore dhe duket se jo gjithçka ishte vetëm punë dhe aspak qejf. Bëhet me dije ylli 35 vjeçar u shoqërua shumë me me prezantuesin e njohur Ryan Seacrest i cili ndodhej gjithashtu atje për llogari të të njëjtit rrjet. Dhe, ashtu si 1 dhe 1 bëjnë dy, koha e shumtë rezultoi në një romancë të re. A do të vazhdojnë flakët pas shuarjes së atyre olimpike për këtë vit?