Atëherë kur menduam se gjërat mes tyre u normalizuan pas lidhjeve të reja, dalin thashetheme që venë në dyshim besnikërinë e Tyga, në kohën kur ishte në një marrëdhënie me Kylie Jenner. Bukuroshja e filmit “The Love Island”, Malia Arkian ka hapur një polemikë të re pasi ka thënë se ka shijuar 7 vite flirtim me reperin Tyga, flirtim që vazhdoi edhe gjatë kohës që ai ishte me të dashurën e tij Kylie Jenner.
Malia, në një intervistë për “Heat”, deklaron: “Tyga më ka telefonuar dhe ka dashur që unë të shkoja në një party në hotel me të. Në atë kohë unë e dija se ai ishte me yllin e Keeping up ëith the Kardashians. Mendoja se ai mund të ishte i imi dhe të fleja më të por kjo më bëri të mos e doja më, ai nuk është tipi im”.
Nuk e dimë nëse ky lajm do të ndikojë negativisht te Kylie, sepse ajo duket e lumtur me të dashurin e ri Party Next Door, ashtu siç ndihet reperi 26 vjeçar me modelen Demy Rose.