Ata të dy janë çifti më i ri në skenën shqiptare dhe lidhja e tyre u bë publike vetëm gjatë këtyre ditëve.
Azdren Gjikolli i njohur si Gjiiko dhe Elita Rudi janë kapur mat nga paparazzi teksa prisnin të bënin check in-in në aeroport pasi po niseshin drejt Turqisë. Dyshja është fotografuar dorë për dore teksa prisnin në radhë.
Por që kur nisi simpatia e reperit ndaj moderatores simpatike? Elita e kishte të ftuar Gjikon në emisionin e saj “Elite Zone” dhe nëse do ta shihni këtë intervistë do ta kuptoni edhe flirtimin e tij me bukuroshen.
“Ti je ëndrra e çdo stamotolugu, ke dhëmbë shumë të bukur, ti je shumë e bukur”, i drejtohet Gjiko asaj duke mos i bërë fare përshtypje se ishte duke u filmuar ndërkohë. (min 1:03:36)