INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet lidhja e 'ngushtë' mes Elvana Gjatës dhe komandos që bëri vrasjen në ish-bllok

Zbulohet lidhja e 'ngushtë' mes Elvana Gjatës dhe komandos që bëri vrasjen në ish-bllok

Publikuar më: 13:53 05-10-2018

Zbulohet efektivi i forcave komando i shpallur në kërkim nga policia për atentatin e mbrëmshëm në zonën e ish bllokut.
I kërkuari është Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e forcave komando në Zall Her, një qitës profesionist, me shënjestër të jashtëzakonshme.
Bilo ishte njëherazi edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe partneri i kushërirës së Elvanës, baba i dy fëmijëve. Ai shoqëronte Elvanën në koncerte dhe në darka argëtuese siç ka qenë ajo e mbrëmshmja.

Dyshohet se pikërisht efektivi komandos ka ekzekutuar Fabiol Gaxhën, 28 vjeç dhe ka plagosur Ervis Martinajn 36 vjeç, banues në Tiranë bashkë me Eljon Haton, 28 vjeç, banues në Shkodër pas një sherri që kishte nisur disa ditë më parë në një lokal të kryeqytetit e që mbrëmë degradoi në përplasje me armë. Burime jo zyrtare i thanë newsbomb.al se ka qenë pikërisht Elvana ajo e cila ka thirrur truprojën e saj brenda lokalit pasi është ngacmuar nga disa persona të tjerë aty.

Në lokal kanë hyrë 4 persona mes të cilëve edhe pjesëtari i komandos, ka patur një shkëmbim batutash pastaj një tentativë të viktimës për të goditur pjesëtarin e forcave komando, por ky i fundit, ka reaguar menjëherë duke e lënë të vdekur në vend. Komandoja, njëherazi i punësuar si truproja i Elvanës, ka qëlluar 10 herë nga një pistoletë me 19 fishekë si kundërpërgjigje ndaj viktimës Fabiol Gaxha. Ai ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks. Të gjitha plagët që ka viktima dhe të plagosurit janë pikërisht në këto zona.

Me qitje preçize, truproja ka lënë të plagosur edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.

Marrë nga: Newsbomb.al

 

http://www.newsbomb.al/komandoja-qe-beri-kasaphane-ne-ish-bllok-bodyguard-i-elvana-gjates-136740

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773