Dogana shqiptare dhe Policia e Shtetit kanë arritur të zbulojnë një rast kontrabande ndërkombëtare gomash. Drejtoria e Përgjithëshme e doganave ka bërë të ditur se në kuadrin të operacionit 'Pneumatic", u kap një mjet që vinte nga Ankona me 12 405 kg goma. Ndalimi u bë në Portin e Durrësit ku gomat, kalonin tranzit në Shqipëri dhe përfundonin në Kosovë.Mjeti do dilte nga Shqipëria nga dogana e Morinit për të shkuar më pas në Kosovë. Mësohet se është arrestuar drejtuesi i mjetit V.T. si dhe mjeti i tij bashkë me gomat.