Viti 2018 me plotë bindje mund ta themi që ka qenë për Kylie Jenner. Ylli i reality showë po përjeton periudhën e saj më të mirë, ku përpos famës edhe pasuria e saj rritet çdo ditë.
Revista “Forbes” ka publikuar listën e yjeve amerikane më të pasur përgjatë vitit 2018 dhe Kylie Jenner është pjesë e listës, e cila renditet në vendin e 5 dhe është kokë më kokë me reperin e njohur Jay Z!
Mbretëresha e Make Up-it zë vendin e pestë në listë me një pasuri prej 900 milionë dollarë nga kompania “Kylie Cosmetics”, ku ajo gëzon 100 % të aksioneve. Kaq te ardhura kishte edhe Jay Z. Sigurisht që Kylie është personazhi më i ri në listë dhe është vetëm 21 vjeç.
Në vend të parë është George Lucas me një pasuri prej 5.4 bilionë dollar i ndjekur nga Steven Spielberg me 3.7 bilionë dollar. Vendin e tretë e mban Oprag Winfrey me 2.8 bilionë dollarë dhe Michael Jordan me 1.7 bilionë dollar. Pjesë e listës për këtë vit është edhe mbretëresha e ‘makeup-it’ Kylie Jenner, e cila mban vendin e 5. Këtë vit ajo i ka siguruar xhepit të saj 900 milionë dollarë nga kompania “Kylie Cosmetics”, ku ajo gëzon 100 % të aksioneve.