INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet mashtrimi 800 mijë euro me tregtimin e ilaçeve, kompani shqiptare nën hetim nga prokurorët italianë

Zbulohet mashtrimi 800 mijë euro me tregtimin e ilaçeve, kompani shqiptare nën hetim nga prokurorët italianë

Publikuar më: 21:36 08-01-2019

Një kompani shqiptare është përfshirë në një skemë evazioni fiskal në shuma të konsiderueshme monetare, ka zbuluar një hetim i autoriteteve ligjzbatuese italiane.

Siç raportojnë mediat italiane: Tre kompani biznesi që operojnë në sektorin e prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore, njëra prej të cilave me seli në Tiranë e dy të tjera në Cosenza të Italisë akuzohen nga Policia Financiare italiane për mashtrim fiskal në fryrje të faturave të tyre të tregtimit të ilaçeve me qëllim uljen e taksës tatimore.

Ilaçet, të cilat bliheshin me çmim mjaft të lirë në Kinë e Pakistan, tregtoheshin në Shqipëri e më pas mbërrinin në Itali të papërpunuara e me një vlerë të dyfishuar nga çmimi i tyre i vërtetë.

Operacioni i Financës italiane i koduar “Trekëndëshi” ka zbardhur një skemë mashtrimi fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro ndaj tre kompanive me pronarë dy sipërmarrës italianë banues në Kozenca e anëtarë të së njëjtës familje.

Hetimet e drejtuara nga prokurorët Pier Paolo Bruni e Maurizio De Franchis, kanë zbardhur se këto kompani që operojnë në sektorin e “Prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore”, me anë të një mekanizmit të sofistikuar mashtrimi në mbifaturimet fiskale, kanë kryer një evazion tatimesh në vlerë monetare mbi 800 mijë euro.

Financierët italianë kanë zbuluar se kompania e ilaçeve e ngritur e me bazë në Tiranë, blinte mallra nga furnizuesit në Kinë e Pakistan. Ilaçet tranzitonin në portin e Gioia Tauros me destinacion final dy kompanitë motra të ilaçeve në Cosenza të Italisë.

Mallrat shoqëroheshin nga fatura shitje me shifra të fryera, të falsifikuara e jo me çmimin e tyre real.

Në sintezë, kompania shqiptare blinte produkte mjekësore nga furnizues në vende jo të Bashkimit Europian e i shiste më pas në Itali pa iu nënshtruar asnjë procesi përpunimi e duke dyfishuar vlerën e tyre.

Në këtë mënyrë, me anë të këtij mashtrimi fiskal, dy kompanitë e ilaçeve në Itali rrisnin koston e mallrave që tregtonin duke ulur vlerën e tyre tatimore me përfitime ekonomike të paligjshme e të pajustifikueshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158