INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet mashtrimi! Rita Orës i kanë vjedhur shuma të mëdha parash në mënyrën mafioze

Zbulohet mashtrimi! Rita Orës i kanë vjedhur shuma të mëdha parash në mënyrën mafioze

Publikuar më: 17:13 15-02-2019

Rita Orës i kanë vjedhur një shumë shumë të konsiderueshme parash.

Vjedhja ka ndodhur nga kontabilisti Andreë Munday, i cili mashtronte klientët e tij VIP, me profil të lartë. Ai merrte para nga fitimet e këngëtareve dhe personazheve të njohur.

37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.

Avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear, tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.

Shear e konsideroi si “mjaft të turpshme” veprimet e Munday. Rita ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024681091308594