INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet mënyra për të gjetur lehtësisht kodin e kyçjes së smartphone

Zbulohet mënyra për të gjetur lehtësisht kodin e kyçjes së smartphone

Publikuar më: 13:04 24-01-2017

Opsioni shumë popullor tek celularët Android, Pattern Lock, përdoret për të siguruar miliona smartphone, por studiuesit kanë zbuluar se mund të zhbllokohet lehtësisht.

Një program i ri mundet të analizojë lëvizjet e gishtit të përdoruesit që ndodhet deri në 2.5 metra larg dhe të zbulojë kodin e tij. Skuadra që ndodhet pas këtij projekti deklaron se 95% e kodeve mund të zbulohen me vetëm 5 përpjekje, ndërkohë që bëhet e ditur se kodet më të komplikuara janë edhe më të thjeshtat për t’u zbuluar. Pjesa më interesante është se njerëzit kanë tendencën që të përdorin kode komplekse për të siguruar transaksione financiare të rëndësishme në llogaritë bankare online apo blerjet për arsye se besojnë në këtë lloj sigurie. Dhe pikërisht kodet më komplekse janë më të lehtat për t’u thyer. Ironike apo jo?

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158