Gjithnjë ka qënë mister dhe shumë interesante të dish sesi nëna dhe fetusi komunikojnë me njëri-tjetrin teksa të dy rriten së bashku.
Një grup mjekësh amerikanë kanë zbuluar për herë të parë mënyrën sesi qelizat e nënës arrijnë të komunikojnë me fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë.
Gjatë kësaj kohe shpjegojnë autorët ekziston një komunikim i vazhdueshëm mes qelizave të nënës dhe fetusit duke përdorur të ashtuquajtura ‘qese’ të mbushura me substanca kimike të njohura si ekzozome.
Kërkimi i shkencëtarëve amerikanë tregoi se ekzozomet e fetusit raportojnë në trupin e nënës se organet janë maturuar plotësisht, cka con në procesin e lindjes.
Për të provuar funksionin e ekzozomit, u përdorën në eksperiment minjtë e modifikuar për të siguruar që proteina të caktuara ekzosomale të ndriçohen me një dritë jeshile të kuqe dhe fluoreshente në momentin kur mostrat e gjakut dhe indeve u vrojtuan nën një mikroskop për të bërë dallimin midis atyre të fetusit dhe nënës.
Analiza tregoi se izolimi dhe gjurmimi i ekzozomëve të fetusit që udhëtojnë në drejt e nënës është një tregues i dobishëm i shëndetit dhe zhvillimit të fetusit që mund të matet në mostrat e gjakut të nënës. Në mënyrë të ngjashme, udhëtimi ’i ekzozomeve nga ana e nënës në fetus prodhon ndryshime funksionale.
“Ne jemi përpjekur të mësojmë më shumë rreth veprimit dhe aftësive të këtij sistemi komunikimi, në mënyrë që të zhvillojmë mënyra të reja për të monitoruar fetusin gjatë shtatzënisë "nënvizuan ekspertët.