INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet mesazhi i fundit i Davide Astorit në WhatsApp: “Faleminderit, tani nuk më duhen...”

Zbulohet mesazhi i fundit i Davide Astorit në WhatsApp: “Faleminderit, tani nuk më duhen...”

Publikuar më: 11:05 06-03-2018

Futbolli italian është tronditur nga ndarja parakohe nga jeta në moshën 31-vjeçare e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Fillimisht është dyshuar për një arrest kardiak ndërsa së fundmi janë ngritur hipotezat e dyshimit se 31-vjeçari Astori mund të jetë vrarë.

Portali italian Leggo.it ka publikuar mesazhet e fundit të futbollistit në Whatsapp.

Sipas Leggo.it, Davide Astori e kaloi mbrëmjen të shtunën e kaluar në ‘Hotel Là di Moret’ në Udinese. Ai ishte i shoqëruar nga miku i tij Marco Sportiello i cili është edhe personi i fundit që e pa. Ky i fundit u ka treguar hetuesve bisedën që ka bërë më të mbrëmjen e së shtunës.

Pas konsumimit të darkës, Astori shkoi për t’u qetësuar në dhomën e hotelit. Në orën 23:34 ishte mesazhi i tij i fundit që shkroi në telefon duke komunikuar me portierin e Fiorentinës.

Sportiello i shkruan në “Whatsapp” Astorit: “Ti harrove këpucët te unë”. Ndërsa i ndjeri i përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk më duhen këpucët, do vij t’i marr në mëngjes”.

Disa nga ndeshjet e Serisë A, mes të cilave edhe derbi Inter-Milan u shtynë pas lajmit të rëndë për vdekjen e papritur të kapitenit të Fiorentinës dhe do ti luhen në datat 3 dhe 4 prill.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438