Nuk mund ta besojmë!
Siç të gjithë e dini, Beyonce shokoi botën kur publikoi albumin e saj “Lemonade”, pjesë e së cilit është edhe kënga “Sorry”, e shumëpërfolur për “Becky with the good hair”. Bëhet fjalë për femrën me të cilën Jay Z ka tradhëtuar ose jo Beyoncen.
Natyrisht, fansat janë munduar shumë për të gjetur identitetin e kësaj femre, që nga Rita Ora, dhe ndërkohë që pothuajse e kishim harruar këtë temë, një nga ish-parukierët e Queen Bey, vendosi të flasë për DailyMail.com për “tradhtaren” misterioze. Dhe emri që ka thënë është pikërisht Kris Jenner! Po po, e lexuat shumë mirë, e ëma 61 vjeçare e Kim Kardashian.
Anthony Pazos, i cili i ka stiluar flokët Beyonce për VMA-s dhe finalen e Super BoWl është shprehur për Daily Mail se ai i ka dëgjuar këto “thashetheme” gjatë kohës që punonte për divën e muzikës. Ai tha se “Kris ka flokë të bukur dhe “Becky” i referohet gjithmonë një femre të bardhë në komunitetin afrikan në Amerikë”.
Për më tepër, Pazos tregon se momager është shumë e mirë dhe profesionale njëkohësisht, por nuk mohon faktin që i pëlqejnë meshkujt më të rinj se vetja, pasi ajo dëshiron të jetojë si të ishte akoma një vajzë e re. Nëse nuk e besoni këtë, mjafton të shtojmë këtu faktin që Kris është në një lidhje me një djalosh 35 vjeçar.
Edhe nëse “Becky” nuk është mami Jenner, Pazos është i bindur se Jay Z e ka tradhëtuar Beyonce pasi ai nuk harroi të shtonte: “Njerëzit e harrojnë se incidenti në ashensor ku Bey e ka goditur reperin, kishte të bënte për një tjetër femër”.
Për ti vënë kapakun, po ju lemë këtë video të Kim Kardashian.