INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet

Zbulohet "misteri" i fluturimit të helikopterit

Publikuar më: 11:17 07-04-2016

Vonesa në zbulimin e shkaqeve të vërteta të rënies së helikopterit të Forcave Ushtarake ditën e djeshme në liqenin e Shkodrës ka bërë të ngrihen shumë pista paraprake. Ajo që është dëgjuar më shumë është varianti se helikopteri EC 145 ishte duke transportuar mermer për te rezidenca malore e Ministres Kodheli.

Ky version është mbrojtur edhe nga opozita duke u bazuar në dëshminë e banorëve të zonës sipas të cilëve helikopteri ka qëndruar për pak kohë në doganën e Hanit të Hotit. Ndërkohë nga ana tjetër arkitekti Piro Zguro nisur nga njohuritë që ka për helikopterat ka bërë një hetim të pavarur dhe ka arritur ne konkluzionin se helikopteri i cili i mori jetën tashmë “Dëshmorëve të Kombit” nuk është i njëjti me atë te dogana.

Arkitekti Piro Zguro ka shkruar:
Duke qene se helikopteret i njoh me sy mbyllur dhe ne gjume vendosa te bej nje hetim te pavarur mbi helikopterin qe u ngrit nga Hani i Hotit. Me rezulton qe nuk eshte i njejti helikopter me ate qe u rrezua ne liqen.
Helikopteri ne dogane eshte i tipit AGUSTA WESTLAND AW109 prodhim gjermano-italian dhe jo Eurocopter.
Tiparet dalluese te ketij tipi jane :
Tre rrota. Njera perpara dhe dy te pasmet te dala jashte.
Tipari tjeter i ketij helikopteri eshte hunda me maje dhe jo e harkuar si shumica e Eurocopter.
Kurse tipari me i dallueshem dhe identifikues i ketij helikopteri eshte fundi i bishtit ne forme gjembi. Keto fakte vetem per kete episod i them me siguri shkencore. Sa per cfare thuhet lart e poshte per Eurocopterin dhe shkaqet e rrezimit sdi te them.

 

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kompania Shega Trans në pronësi të së cilës është helikopteri civil i fotografuar në doganën e Hanit të Hotit. Sipas tyre helikopteri nuk transportonte asnjë mermer të çmuar për vila vipash në Vermosh, por lapidarian përkujtimor të një ish-koloneli zogist.


Ja reagimi i plotë:

Reagimi i kompanisë "Shega Trans"
Kompania “Shega Trans” sha, duke u nisur nga disa lajme të publikuara në mediat onlinë lidhur me aksidentin e ndodhur dje ne një helicopter të FA-ve në liqenin e Shkodres ,ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim per të sqaruar mediat dhe opinionin publik.
Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje
Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje.
Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit.
Kompania Shega Trans gjen rastin të shprehe ngushellimet më të sinqerta familjareve, të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik, Forcave të Armatosura të cilat humbën njerëzit e tyre të shtenjte, si edhe mbarë shoqërisë civile per kete humbje të dy të rinjve të cilët po sterviteshin pikërisht per të shpëtuar jetë njerezish.
Kompania “SHEGA TRANS” sha

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553