Liqeni i Shkopetit, po kthehet në një mister të vertetë, për faktin se dy ditët e fundit veç këtij automjeti kanë nxjerrë dhe dy të tjerë po në ujrat e Shkopetit, pra gjithsej 3 makina të gjetura në thellësinë e këtij liqeni. Makina e tretë e nxjerrë është ‘’Benz’’ 250 me targa AA 587 CP. Megjithatë bëhet e ditur se nuk është makina që ka lidhjen me grabitjen e 1 milion eurove në Rinas. Dyshohet se mund të ketë rreth tre muaj në ujë. Policia po vijon veprimet për identifikimin e pronarit të automjetit. Gjithashtu policia bëri të mundur identifikimin e pronësisë së mjeti, i cili i përkikste shtetases K.H banuese në Tiranë.
Kjo shtetase ka bërë kallëzim në polici, më datën 12.02.2016, se gjatë natës në oborrin e banesës në Kamëz i kanë vjedhur automjetin.Ndërkohë Polumbarët e Renea-s po vijonë përsëri kërkimet për mjetin e dyshuar që mund të ketë rënë para tre netëve në liqen.