Vrasja e reperit legjendar 2 Pac kishte mbetur mister.
Muajin e kaluar, një ish polic i LA tregoi se Tupac u vra në një incident bandash që përfshiu reperë rivalë, ndërsa tani fakte të reja dalin në dritë.
Ka qenë producenti Suge Knight ai që pretendon se një dokumentar i shfaqur së fundmi mbi jetën e mikut të tij Tupac, zbulon edhe arsyen pse ai u vra.
Suge ka qenë me bashkë me reperin në mbrëmjen që ai u vra dhe aktualisht është në pritje të gjyqit për akuza për vrasje, por kurrë nuk ka folur në lidhje me këtë të vërtetë.
Ai ka thënë se akuzat e bëra në dokumentarin “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, janë të vërteta.
Regjisori Richard Bond pretendon se ai ka siguruar një dokument nga avokati i Suge që dëshmon se historia e treguar në dokumentar (ku Suge ishte shënjestra kryesore dhe jo Tupac) , është e vërtetë.