Policia ka nxjerrë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen e Elton Çiçës, të dy ditëve më parë në kryeqytet, ku flitet mbi arrestimin e një personi që ishte nën shoqërinë e viktimës. I arrestuar i ndaluar është shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, me profesion mjek, banues në Krujë. Dyshohet se ai akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas lapsi.al dyshohet se mjeku ka fshehur disa sende personale të viktimës. Grupi hetimor dyshon se mes këtyre sendeve ka qenë edhe një pistoletë e viktimës. Ky fakt është konstatuar nga kamerat e sigurisë të lokalit, që kanë filmuar vrasjen dhe veprimet e mëtejshme të Rrajës.