Një ngjarje e rëndë tronditi në orët e para të mëngjesit kryeqytetin.
Një 31-vjeçar vrau me armë zjarri një 19-vjeçare në zonën e ‘Don Bosko’.
Policia bën me dije se autori pasi ka qëlluar për vdekje vajzën e quajtur Xhuljeta Çuni ka qëlluar veten me plumb në kokë dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.
Autori bën me dije policia është Xhaferr Mata 31-vjeç nga Kukësi.
Duke bërë një kërkim në rrjetin social Facebook vihet re se 31-vjeçari herë pas here ka postuar poezi apo shkrime me përmbajtje dashurie, ku duket se diçka i mungon.
‘Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi’ është ky një nga postimet e 31-vjeçarit.
Ndërsa postimin e fundit Mata ia ka kushtuar nënës një poezi prekëse.
Mata ka postuar në Facebook edhe një diplomë ku thuhet se ka përfunduar kursin 3 vjeçar tek Fakulteti Inxhinierisë.