Një nëndetëse britanike e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur me 71 trupa brenda nga zhytësit në brigjet e Sardenjës.
Nëndetësja P311 ishte zhdukur në mënyrë misterioze 73 vite më parë në Mesdhe dhe është gjetur në thellësi prej 100 metrave afër ishullit Tavolara nga Massimo Domenico Bordone.
Kjo nëndetëse ishte zhdukur në janar të vitit 1943 pasi kishte bërë kontaktin e fundit me tokë në vigjilje të Vitit të Ri.
“Duket që u fundos për shkak të ajrit të pakët, që do të thotë se ekuipazhi vdiq nga pakësimi i oksigjenit”, ka thënë Bardone.
Ai e kishte gjetur nëndetësen pothuajse në gjende të padëmtuar fare e Marina Mbretërore ka thënë se me gjasë nëndetësja nuk do të zhvendoset pavarësisht trupave që gjenden brenda.