Moda e fundit është kryqëzimi i gishtave te syri dhe të shohësh. E aplikuar kjo nga Dele Alli, futbollist i Tottenham. Vetë ai ka zbuluar se gjesti me dorë që ka përdorur për të festuar golin ndaj Neëcastle është frymëzuar nga fëmijët e shokut të ekipit tek Anglia, Jamie Vardy, gjatë Kupës së Botës.
Mesfushori i Tottenham ka thënë se festimi ka lindur nga një bisedë e thjeshtë mes tij dhe Vardy gjatë Botërorit. “Kur ishim në Kupën e Botës, kishte ditë që familjet lejoheshin të vinin në hotel,” - shprehet ai.
“Një pasdite, fëmijët e Vardy-t ishin vërdallë dhe më pyetën nëse mund ta bëja. Pashë që të tjerët po vuanin ta bënin dhe m’u duk e bukur. Më pas mora vesh se vëllai i Jesse Lingard ua kishte shpjeguar se si bëhej. Nuk e dija që do të shpërthente në këtë mënyrë. Ishte thjesht për qejf.”