Një 64-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Tiranë, pasi mësohet se ai furnizonte me armë grupe kriminale.
Sipas njoftimit ë policisë bëhet me dije se shtetasi Ramazan A. kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.
Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.
Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.
Në pranga ra, Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).
Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).
4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).
– dy armë sportive.
– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.