INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një lloj i ri i species njerëzore [FOTO]

Zbulohet një lloj i ri i species njerëzore [FOTO]

Publikuar më: 16:41 12-04-2019

Historia e njerëzimit e krijuar nga paraardhësit tanë janë pasuruar me një tjetër degë, më misterioze e të gjithave (deri më tani).

Kafkat krahasuar (nga e majta): Australopithecus africanus, A. afarensis, Homo erectus, H. neandertalensis, H. sapiens. Ka shumë specie që nuk mund të vendosim me saktësi, ndër to është Homo luzonensis.

Njerëzit modernë janë rezultat i një procesi të gjatë evolucioni, zhdukjeje të vazhdueshme dhe migrimi. Për këtë arsye speciet e zhdukura që i përkasin gjinisë sonë, Homo Sapiens, janë shumë, dhe zbulime të reja rritin katalogun.

Llojet e fundit të gjetura dhe të përshkruara janë nga Azia Juglindore, në ishullin e Luzon-it (Filipinet), dhe u quajt për këtë motiv, njeriu i Luzon (Homo luzonensis).

Ky artikull i botuar së fundmi shpjegon se si një grup studiuesish nga Universiteti i Filipineve ia dolën mbanë, me vite pune, në nxjerrjen nga shpella e Callaos, në ishullin Luzon në veri të arkipelagut të Filipineve të disa mbetjeve fosile (dhëmbët, femur dhe kocka të këmbëve) që tregojnë një histori komplekse ende për tu sqaruar.

Studimi i eshtrave na lejoi të nxjerrim një përfundim në matjet e trupit të njeriut të Luzonit, i cili duhej të ishte pak më i shkurtër se një metër, pak a shumë si një specie tjetër e njeriut, H. floresiensis, i cili jetonte në një ishull në jug, Flores, në Indonezi.

Pak mund të mësohet nga fosilet përveç se dhëmbët e tyre kanë një strukturë shumë të veçantë (shih më poshtë); prandaj edhe priten të gjenden eshtra të tjera për të përshkruar më mirë pamjen e tyre.

Ajo që dihet, për shembull, është se ndoshta këta njerëz ishin në gjendje të gjuanin: në një shpellë tjetër u gjetën eshtrat e një rhino të therur.

Mosha e fosileve, që daton nga 50,000 në 67,000 vjet më parë, është shumë më interesante. Kjo ishte një periudhë veçanërisht e mbushur me njerëz, dhe mendohet se specia ishte bashkëkohore me shumë hominide të tjerë që i përkasin gjinisë Homo Sapiens.

Për shembull Homo sapiens, njeriu i Neandertalit, njeriu i Denisovës dhe, natyrisht, Homo floresiensis.

1.jpg

2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492