Një sasi e konsiderueshme kanabis është sekuestruar pasditen e sotme në një magazinë në qytetin e Rrëshenit edhe 15 persona kanë rënë në pranga.
Burime zyrtare të policis bëjnë me dije se në operacion morën pjesë efektivë nga Drejtoria Vendore e Polisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas policisë, droga u zbulua në një magazinë në Rrëshen dhe operacioni ka përfunduar rreth orës 15:00, ndërsa vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të ngjarjes.