INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një tjetër ngacmim seksual i gjyqtarit nga Berati

Zbulohet një tjetër ngacmim seksual i gjyqtarit nga Berati

Publikuar më: 11:25 30-06-2016

Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, nuk ka ngacmuar vetëm 32 vjeçaren që gjeti guximin dhe e denocoi, por dhe gra të tjera me të cilat e lidhnin çështjet gjyqësore. Një tjetër grua ka bërë një denoncim jo në gjykatë, por në rrjetet sociale.
Gruaja me iniciale E.B. ka lënë nje koment në statusin e avokatit, S. Vishaj

Ja komenti i saj:
“Akuza kundrejt zotërisë në fjalë është më se e vërtetë. Unë jam një ndër ato gra apo nëna që zgjidhjen e martesës e ka gjykuar ky zotëri dhe ju e dini që s’jam e vetmja që jam provokuar prej tij. Por hallet e problemet e mia më bënin që t’ja harroja”surratin” e të mendoja për më tej për jeten time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajon të bëja të njëjtën gjë).”


 
Zonja që ka bërë shënimin në faqen e avokatit të njohur, duket e interesuar në denoncimin publik të rastit. Sipas Hashtag.al të bën përshtypje fakti se ajo e konsideron si një “sekret të hapur” faktin që i njëjti gjyqtar njihej për të tilla provokime ndaj femrave që u kishte dosjet e divorcit në shqyrtim.
Nëse pretendimi i zonjës është i vërtetë, atëherë me gjasë kemi të bëjmë me një rast përsëritës dhe ajo çfarë kemi mësuar deri tani mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662