Një objekt i rrallë është zbuluar nga arkeologët në oqeanin indian.
Bëhet fjalë për një astrolabë, objekt që përdorej nga marinarët për të matur lartësinë e diellit mbi horizontin për të përcaktuar vendndodhjen dhe drejtimin se nga duhet të lundronin.
Nga analizat e para besohet se objekti i gjetur është i punuar me bronz dhe ka një diametër 17.5 cm, i trashë 2milimieter dhe i përket periudhës 1495 deri 1500.
Pas një skanimi me laser nga shkencëtarët në Universitetin e Warwick u zbulua se astrolabi është i ndarë në 5 gradë, ku se cila gradë tregon një drejtim të caktuar.
Deri tani ky është objekti më i vjetër që është gjetur që përdorej nga paraardhësit tanë për orientim.