Milani e ka marrë seriozisht rikthimin e -Emerick Aubameyang në San Siro.
“Rossonerët” janë në garë me skuadrën kineze Tianjin Quanjian e cila i ka ofruar dortmundit 80 milionë euro dhe një pagë të majme me vlerë 30 milionë euro në sezon, shkruan SYRI.net.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Milani është treguar i gatshëm që të kthejë sulmuesin nga Gaboni në lojtarin më të paguar në Serie A.
Drejtues kinezë të Milanit ofrojnë 60 milionë euro për Dortmundin dhe një pagë 7.5 milionë euro në sezon po aq sa merr Gonzalo Higuain i Juventusit.