INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet pagesa që mori ekzekutori grek për vrasjen e Kasmit

Zbulohet pagesa që mori ekzekutori grek për vrasjen e Kasmit

Publikuar më: 11:53 03-02-2018

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Artë, ekzekutoi Devi Kasmin në bashkëpunim me 3 persona të tjerë. Policia e Tiranës njoftoi pas arrestimit se ai konsiderohet si vrasës me pagesë. Të dhënat e marra në mënyrë jozyrtare tregojnë se Efthymious është shpërblyer me një shumë prej 25 mijë eurosh për vrasjen Devi Kasmit. Mësohet gjithashtu se shtetasi grek kishte ardhur në Shqipëri para dy muajsh dhe një javë para se ta ekzekutonte kishte ndjekur viktimën dhe kishte studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Por duket se vizitat e tij kanë qenë edhe më të hershme. Në vitin 2015, 41-vjeçari ka postuar një foto nga Tirana, ndërkohë që duket qartë se ka shoqëri me dhe njohje me disa shtetas shqiptarë. Madje një ditë para se të kryente ekzekutimin e Kasmit, ish-punonjësi i forcave speciale greke ka postuar një këngë të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Ne ishim të humbur!”. Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës i forcave speciale policore greke. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217