Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij. Por shumë mbas e nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et. Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 22.5 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.
Kuzhinieri i famshëm turk ka një pasuri të madhe, dhe emri i pronarit të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtrirë biznesin e tij edhe në Nju Jork po përmendet kudo në media prandaj i kanë zbuluar edhe pasurinë
Së fundmi, është publikuar vlera e kompanisë së tij ku sipas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kapin shifrën 1,5 miliard euro.
Me publikimin e këtyre statistikave, Nusret Gökçe në një intervistë ka shprehur disa fjalë.
“Para 10 vite punoja për 400 euro kurse sot posedoj një kompani me vlerë 1.5 miliard euro”- tha kuzhinieri.