Bëhet fjalë për një emër të shtresës së lartë britanike!
Mel B rrëfeu në sallën e gjyqit se përveç abuzimeve dhe poshtërimeve, bashkëshorti i saj gjithashtu e kishte detyruar që të kryente seks treshe me të dhe një femër tjetër. Burime për Daily Mail tregojnë se bëhet fjalë për aristokraten Lady Victoria Hervey. Ajo frikësohet se mos Mel B ka të drejtë dhe bashkëshorti i saj i ka filmuar gjatë një tresheje ndërkohë që ishin të dehur në shtëpinë e çiftit në Hollyëood. Mësohet se britanikja 40 vjeçare është ndjerë e dëshpëruar kur zbuloi se Mel B ishte detyruar për të kryer treshe nga ishi i saj dhe ky i fundit kërcënonte që t’i bënte ato publike. E tmerruar se mos jeta e saj seksuale bëhet publike, Lady Victoria, motra e Markezes së Bristolit dhe mikeshë e familjes mbretërore, mblodhi gjërat e saj dhe iku të fshihej. Sikur kjo do t’i bëjë punë...