INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet personi, që groposi në Dajt, Vasil Bibën. Ja si quhet…

Zbulohet personi, që groposi në Dajt, Vasil Bibën. Ja si quhet…

Publikuar më: 13:41 11-05-2016

Policia dhe Prokuroria e Tiranë, kanë rënë në gjurmët e autorit të krimit makabër të ndodhur disa muaj më parë në Dajt.  Autori i vrasjes së Vasil Bibës dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri nga Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M. Mneri u shpall në kërkim nga Policia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për këtë shtetas ka vendosur në mungesë masën e sigurimit "Arrest në burg".
Kufoma e ndërtuesit Vasil Biba të vrarë me dy plumba në kokë u gjet e groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në Komunën e Dajtit në muajin shkurt të këtij viti. Ndërsa bashkëshortja e tij kishte raportuar më herët zhdukjen e tij.
Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha parash të pashlyera nga ana e viktimës.
Policia e Tiranës njofton se është e angazhuar me të gjitha forcat e saj për kapjen e Mnerit dhe vënien sa më shpejt përpara përgjegjësisë ligjore

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266