INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet personin që dorëzoi pakon me armë e cila u kap në Rinas

Zbulohet personin që dorëzoi pakon me armë e cila u kap në Rinas

Publikuar më: 11:53 26-08-2017

Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit i cili dorëzoi pakon DHL me armë që u kap ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Policia pas mbledhjes së provave (pamjet e kamerave të sigurisë, shenjat e gishtave etj.) ka identifikuar personin që dorëzoi pakon në pikën qendrore të DHL në qendër të Durrësit.

Ndërkohë që emri nuk bëhet ende publik për shkak të hetimeve.

Ditën e djeshme u gjet një pako me armë tip kallashnikov dhe sipas informacioneve të policisë, destinacioni final ishte shteti anglez.

Ngjarja

Tri pako postale me pjesë të ndryshme armësh, të tipit Kallashnikov, janë zbuluar nga Policia në aeroportin “Nënë Tereza”.
Pjesët përbërëse të armëve luftarake janë konstatuar pasditen e së enjtes, në kohën kur po kryhej skanimi i pakove postale të kompanisë “DHL”. Në momentin që janë zbuluar pakot e dyshimta, te skaneri kanë qenë të pranishëm shërbimet e Policisë Kufitare, të Doganës së Rinasit dhe të kompanisë ICTS të sigurisë së aeroportit.
Kjo për shkak të masave shtesë të sigurisë që janë marrë së fundmi në aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të planit antiterror, nisur nga sulmet e kërcënimet në disa vende të Europës. Menjëherë pasi janë shfaqur pjesët e dyshimta, është bërë bllokimi i pakove dhe është kërkuar menjëherë prezenca e oficerëve të Antiterrorit. Burimet thanë se ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa është regjistruar procedim penal pa autor me akuzën “trafikim ndërkombëtar i armëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë. Pjesët përbërëse të armëve luftarake janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës, në Tiranë, ku do të analizohen për gjurmë të mundshme gishtërinjsh, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893