INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet pilula kundër plakjes

Zbulohet pilula kundër plakjes

Publikuar më: 21:00 08-04-2016

Shkencëtarët e Universitetit të Londrës po udhëheqin një studim për të krijuar një pilulë që u jep njerëzve me shumë jetëgjatësi. Të gjithëve do të na pëlqejë, sepse sëmundjet e pleqërisë do të vonohem më shumë, edhe pse me siguri do të ketë një kosto të madhe.

Pilula kundër plakjes është më afër se kurrë pasi ekspertët kanë identifikuar një proteinë që është përgjegjëse për rritjen e moshës tonë.

Molekula në fjalë njihet si GSK-3 dhe në një eksperiment të kryer me mizat e frutave, studiuesit zbuluan se proteina GSK-3 mund të ndalohet duke ulur dozat e litiumit. Si rezultat jetët e insekteve u zgjatën me 16%.

Proteina mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e sëmundjeve si Alizemra ose ajo e Parkinstonit, sipas shkencëtarëve që po merrem me këtë studim

“Jemi të entuziasmuar për GSK-3. Kjo do të thotë që të gjithë llojet e sëmundjeve të lidhura me plakjen mund të ndalohen në një të ardhme të afërt”- shprehet për express.co.uk Dr. Jorge Ivan Vastillo-Quan.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047