INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohet planeti i nëntë në sistemin diellor

Publikuar më: 19:02 21-01-2016

Astronautët amerikanë thonë se kanë prova të forta se ekziston një planet i nëntë në sistemin tonë diellor. Ekipi nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni nuk ka ende vëzhgime që konfirmojnë praninë e tij. Shkencëtarët theksojnë se pretendimet janë ngritur pasi kanë parë rrugën e lëvizjes së objekteve.

Nëse konfirmohet zbulimi do të duhet të rishkruhen librat e astronomisë dhe në veçanti do të rishikohen modelet e sistemit diellor. Sipas llogaritjeve të dy shkencëtarëve Brown dhe Batigyn, planeti i ri ka një diametër 2 apo 4 herë me të madh se Toka.

“Ka shumë teleskopë në Tokë që mund të na ndihmojnë për ta gjetur atë. Unë shpresoj që pasi ne të lajmërojmë për këtë, njerëzit të nisin një kërkim në mbarë botën për të gjetur planetin e nëntë”, është shprehur shkencëtari Mike Brown.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502