Flori Mumajesi po mendon të arratiset?
Ose të paktën kështu kanë planifikuar fansat të cilët e kanë surprizuar këngëtarin gjatë ditës së sotme me një plan arratisjeje. Ata kishin pasqyruar nëpërmjet një skice planin se si do të shkonin në koncertin e Florit që do të mbahet sot në Prishtine, edhe nëse nuk do të mund të merrnin leje nga shtëpia. Kjo ishte një mënyrë e gjetur nga ana e tyre për ta tërhequr vëmëndjen e këngëtarit të tyre të preferuar. Jo më kot Flori e publikoi këtë në faqen e tij të Instagram. Me siguri vajzat do të jenë të ftuarat speciale të Florit sonte.