INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet plani i PD. Noka: “Nuk do djegim Shqipërinë por...”

Zbulohet plani i PD. Noka: “Nuk do djegim Shqipërinë por...”

Publikuar më: 09:30 03-11-2017

Opozita është bashkuar në një front opozitar, kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Edhe pse aksioni i saj nuk u zbulua, me kalimin e ditëve gjithçka po bëhet publike. Është deputeti Flamur Noka i cili ka zbuluar se Partia Demokratike po organizohet që të nisë atë që ajo e quan revolucionin popullor demokratik me synimin të rrëzojë Edi Ramën si kryeministër . 

Flamur Noka:“Aktualisht strukturat e PD po përgatiten për të hartuar të gjithë planin e detajuar se si do të aplikohet ky revolucion me qëllimin rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij e ka kohën shumë të shkurtër. Kapja e institucioneve shtetërore nga krimi, implikimi i qeverisë në trafikun e drogës, ekonomia në pikiatë, largimi masiv në emigracion dhe oligarkia financiare janë arsyet e mëdha që PD do të ngrihet në protesta masive që do të shndërrohen në revolucion”.
Noka shtoi se PD ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të arritur në qëllimin final. Ai dha edhe një shifër të frikshme për numrin e personave që janë të lidhur me grupet kriminale.
Flamur Noka:“Në Shqipëri aktualisht janë 5 mijë persona si pjesë e grupeve kriminale dhe klaneve mafioze dhe kjo nuk është kambanë alarmi por një arsye e madhe që ne duhet të kemi një qeveri antimafia dhe jo qeveri pro mafias”.
Por si do të arrihet të realizohet ky revolucion duke pasur parasysh se kjo mund të sjellë destabilizimin vendit? “Ne nuk do djegim Shqipërinë, por do rrëzojmë Edi Ramën,” tha Noka.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127