Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një video, në të cilën paralajmëron nisjen e një seriali apo projekti të ri në kanalin e ER TV.
Projekti do të jetë nën drejtimin e moderatores bukuroshe Anjeza Maja dhe do të quhet 'Njerëz të padukshëm'.
Ai do të jetë një portret i përjavshëm i një njeriu, një familjeje apo dhe i një grupi njerëzish që i kemi mes nesh e nuk i shohim. Njerëz që sfidojnë fatin, rrethanat, vështirësitë dhe ia dalin.
Për më tepër ndiqni videon e shpërndarë nga Kryeministri: