INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet punishtja me 3 ton Cannabis Sativa. Dyshohet se pronarët janë zyrtarë vendorë, reagon policia

Zbulohet punishtja me 3 ton Cannabis Sativa. Dyshohet se pronarët janë zyrtarë vendorë, reagon policia

Publikuar më: 18:29 29-09-2016

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion antidroge ku ka sekuestruar 3 ton e 132 kg Cannabis Sativa në fshatin Rremull të Matit. Sasia e drogës së sekuestruar është gjetur në një banesë që përdorej si bazë e përpunimit të Cannabis. Gjithashtu, janë zbuluar edhe 13 mijë bimë të ndara në parcela. Policia vazhdon aksionin për kapjen e autorëve.  Ndonëse jo zyrtarisht, burimet konfirmojnë se në këtë trafik janë përfshirë edhe zyrtarë të policisë, administratës lokale dhe gjyqësore. Mirëpo me anë të një deklarate, policia i hedh poshtë këto dyshime.

Më datë 29. 09. 2016, sipas planit të operacionit me nr. 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat është shkuar për kontroll teritori për të kontrolluar për kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në teritorin e fshatit Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat vendi i quajtur Përroi  i Kurvajës janë konstatuar 4  ( katër ) parcela ku ishin kultivuar  gjithsej 4020  rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika  në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy) kg.

Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi:

-  Shpëtim LIKA, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Gjithashtu sqarojmë se ska asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0042831897735596