INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet qeliza imune që ndihmon zemrën të vet-shërohet

Zbulohet qeliza imune që ndihmon zemrën të vet-shërohet

Publikuar më: 12:02 18-07-2019

Shkencëtarët janë gjithnjë në kërkim për të eksploruar sa më shumë në trupin e njeriut. Së fundmi një grup mjekësh kanë arritur të zbulojnë një qelizë e cila jeton rreth zemrës sonë e madje është në gjendje ta ndihmojë të vetëshërohet.

Zemra është e rrethuar nga një qeskë e mbushur me lëng, e quajtur lëngu perikardial.

Ndonëse testet e këtyre lëngjeve mund të përdoren në diagnostikim funksioni i tij është kuptuar shumë pak.

Studiuesit kanadezë nga Universiteti i Calgary kanë zbuluar se ky lëng misterioz përmban qeliza imune që ndihmojnë në riparimin e zemrës pas lëndimeve.

Ekipi i shkencëtarëve është optimist se zbulimi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar në parandalimin ose asgjësimin e dëmtimit të sëmundjeve të zemrës, një ndër sëmundjet që shkakton më shumë vdekje në të gjithë botën.

Te njerëzit që janë prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, enët e gjakut që ushqejnë zemrën mund të nisin të mbyllen ose të bllokohen. Gjaku transporton oksigjen në zemër, dhe nëse oksigjeni nuk kalon në zemër, indet e muskulit do të nisin të dëmtohen deri sa të vdesin.

Kirurgët mundohen të riparojnë rrjedhjen e gjakut por ndonjëherë shumë pak mund të bëhet. Në kushte të tilla kërkuesit duke hulumtuar kanë zbuluar në hapësirën e zemrës celësin i cili mund të ndihmojë që ky organ të vet-shërohet.

Qeliza e panjohur që ata kanë zbuluar quhet Gata6plus magrofag e cila kishte aftësi të shëronte muskujt e zemrës.

Makrofag ,që do të thotë ngrënes i madh, janë qeliza imune që identifikojnë qelizat e pashëndetshme dhe i 'konsumon' ato.

Shkencëtarët nisën të studiojnë këto qeliza në lëngun perikardial dhe pasi i zbuluan nisën të kuronin zemrat e atyre njerëzve që kishin pësuar sulme kardiake.

Kjo u sugjeroi studiuesve se ndoshta këto qeliza mund të rriteshin mjaftueshëm për t'u bërë një terapi për të trajtuar zemrat e sëmura. 

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727