Pas shumë negociatash, FSHF ka arritur marrëveshjen me Christian Panuccin i cili do marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Tekniku italian brenda 48 orëve pritet të mbërrijë në Shqipëri për të nënshkruar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Panucci me Kombëtaren kuqezi do të përfitojë 20 mijë euro në muaj ndërsa gjatë 2.4 viteve italiani do marë plot 560 mijë euro.
44-vjeçari ka qenë ndihmës i Capelos tek Kombëtarja e Rusisë, ndërsa më pas drejtoi skuadrat e Livornos dhe Ternanës.
Panucci ka luajtur për skuadra të mëdha europiane si: Chelsea, Real Madrid, Roma, Inter dhe Milani.