Manchester United ka arritur të fitojë me përmbysje me rezultanin 2-1 përballë Çelsit. Një humbje që i ka kushtuar vendin e dytë ekipit të Antonio Conte-s.
Përveç emocioneve të mëdha që ofroi kjo supersfidë, i zakonshmi Mourinhio e bëri më interesante ndeshjen me gjestin e tij. Gjatë pjesë së dytë, në minutën e 80-t, u fut në fushën e blertë, mbrojtësi Bailly i cili i dha një letër Nemaya Matiç nga tekniku portugez. Ky ishte një episod i bukur gjatë ndeshjes pasi të gjithë u bënë kuriozë se çfarë mund të jetë shkruar.
“Special 1” siç ka treguar vetë Matiç, duke iu referuar lojës së mirë të lojtarit i ka shkruar : “Ke tre ditë pushim”. Interesante ishte edhe shakaja e William që tentoi ti zbulonte letrën. Braziliani ka raporte të mira me mesfushorin e United pasi një vitë më parë ishin shokë skuadre donte të zbulonte shënimin e Mourinho-s.
Bailly comes on with a note and gives it to Matic, Willian tries to sneak a look pic.twitter.com/phfcKqEoqR
— amadí (@amadoit__) February 25, 2018