Sonte u zbulua se vendimin opozita për të djegur mandatet nuk e ka marrë pa pyetur dhe ndërkombëtarët. Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në Opinion se: “I gjithë aksioni opozitar është bërë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë. Ne nuk pretendojmë të integrohemi në Afrikë, por në BE. BE ka një kusht themeleor që këkron zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Po kur u pyet se me këtë vendim a rrezikohet një përplasje sociale?
Bardhi sqari: "E sigurt është që i gjithë populli është i bashkuar për të mbrojtur demokracinë. Qytetarët e ndershëm dhe të lirë këkrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo çmimim demokracinë. Hapin e parë e kemi marrë!"