Teksa deputetët e opozitës në formë simbolike kanë dorëzuar mandatet te Kryesia e Kuvendit e më pas turma e protestuesve, nisi marshimin në bulevard mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrë. Ndërsa pak minuta më parë doli nga Kryesia e Kuvendit, pasi zhvilloi një takim me Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Mbi godinën e Kryeministrisë janë të pozicionuar forcat RENEA, të cilët vëzhgojnë nga lart.