INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se shifra 12% për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është vërtetuar nga KQZ

Zbulohet se shifra 12% për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është vërtetuar nga KQZ

Publikuar më: 14:13 30-06-2019

Kreu i KQZ, Klement Zguri është pyetur nga mediat për shifrën e pjesëmarrjes në votime. Ai ështëprehur se shifrat e dhëna deri tani për pjesëmarrjen në zgjedhje janë të pabesueshme, pasi KQZ nuk i ka pa u konfirmuar.

Zguri tha se këto shifra janë paraprake dhe vijnë vetëm përmes komunikimeve telefonike. Ndërsa shtoi se vetë ende nuk ka votuar.
Klement Zguri: "Është e vërtetë përmes një deklarate nga zëdhënësja e komisionit janë raportuar shifra dhe një përqindje e caktuar deri në orën 11:00. Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike të specialistëve të KQZ-së me KZAZ-të. Dhe KZAZ-të i kanë marrë këto po përmes komunikimeve telefonike me sekretarët e qendrave të votimit. Duke ditur përbërjen aktuale të gjithë administratës zgjedhore unë besoj që këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar nga zyrtarisht nga KQZ. Nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe vijnë thjesht e vetëm përmes komunikimit telefonik. Unë akoma nuk kam votuar,” bëri me dije Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0016019344329834