Dasma mes Princ Harry dhe Meghan Markle do të zhvillohet në datën 19 maj në një ceremoni madhështore në "Kensington Palace" dhe të gjithë janë sy e veshë për të zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së dyshes.
Një detaj goxha i bujshëm është zbuluar së fundi dhe bëhet fjalë për mënyrën sesi janë njohur Harry dhe Meghan.
Ka qenë gazetari dhe personazhi i televizioneve angleze, Piers Morgan i cili ka zbuluar me një status në twitter se ka qenë ai personi i cili është bërë shkak që Meghan të njihet me Harryn.
“Dy vite më parë e çova Meghan në lokalin tim “The Scarsdale Tavern” për të pirë diçka(ajo mori një Martini ndërsa unë një birrë Harvey’s) dhe që këtu e nisa atë drejt njohjes me Princ Harryn.
Atë natë dukej se askush nuk e kishte idenë se kush dreqin ishte ajo ndërsa tani gjithçka duket ndryshe”, shkruan Piers në statusin e tij në Twitter.