INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se si terroristja shqiptare rekrutoi italianen. Tentoi të dërgonte edhe motrën e saj në Siri

Zbulohet se si terroristja shqiptare rekrutoi italianen. Tentoi të dërgonte edhe motrën e saj në Siri

Publikuar më: 14:33 19-10-2018

Arta Kacabuni u dëbua nga Italia me urdhër të gjykatës për nxitje të veprime terroriste pasi u kujdes dhe përkrahu kauzën e ISIS. Vëllai i saj u riatdhesua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga burgu i Grossetos. Arta e njohur ndryshe si Alina, ishte e njohur për policinë që nga viti 2015, si pjesë e një hetimi që çoi në arrestimin e 10 ekstremistëve islamikë. Skuadra toskane e hetimit së bashku me atë të Milanit, e identifikuan Arta Kacabuni për pjesëmarrje dhe dërgimin në Siri të disa ekstremistëve islamikë, përfshirë Maria Giulia Sergio dhe burrin e saj shqiptar Aldo Kobuzi. Ata janë ende në Siri që nga viti 2014, pasi u bashkuan me për forcat ekstremiste. Hetimet treguan se duke u përpjekur për të dërguar miqtë dhe të afërmit në Siri, Arta kishte treguar përkrahte sulmet terroriste të viti 2015 në Paris. Pasi u dënua nga gjykata e Milanos, ajo u dërgua në aeroportin e Romës në Fiumicino dhe u dëbua nga Italia për arsye sigurie.
Terroristja shqiptare 44-vjeçare emigroi me vëllanë e saj në Itali. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për të bindur Maria Giulia Sergio, të njohur ndryshe si Fatima, për t'u martuar me nipin e saj Aldo Kobuzi dhe për ta dërguar atë në Siri. Maria Giulia Sergio ishte gruaja e parë italiane që u bashkua me Xhihadin dhe hera e fundit që ka komunikuar ka qenë në vitin 2015, kur u përpoq që të bindte, të afërmit e saj duke folur përmes Skype, që ti bashkoheshin në Siri.
Shqiptarja, banore në krahinën e Grosseto ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste duke u përpjekur që të bindte me shumë gra të tjera që ti bashkoheshin ISIS, pasi i mbushi mendjen Fatimes. Ajo u arrestua në verën e vitit 2015 për aktivitetet e saj pro organizatës terroriste. Në vitin 2017 u vendos në arrest shtëpie, por nga banesa ajo vazhdonte të mbante kontakte me personazhe shumë të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar. Në prill, ajo u dënua për pjesëmarrje në bashkëpunim me qëllime terroriste deri në tre vjet e tetë muaj, por për shkak të rrezikut të saj, u dëbua menjëherë përsëri në Shqipëri. Terroristja ishte përpjekur që të bindte edhe motrën e Fatima Marianna Sergio për t'u bashkuar me Kalifatin dhe në një përgjimin të saj kishte thënë se terroristët kishin bërë mirë që kishin kryer masakrën e Charlie Hebdo më 7 janar 2015 dhe se All-llahu do ti shpërblente.
Që nga janari i vitit 2015, 341 persona janë dëbuar nga Italia për arsye sigurie, nga të cilat 104 në vitin 2018.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822